Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit
TIRANË, 24 Shkurt / ATSH / - Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit, e dëmtuar deri në shkatërrim para disa vitesh, sot është restauruar nga specialistët e Institutit të Monumenteve dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës.
Këtë fakt e bën të ditur edhe vetë Ministria e Kulturës qe me moton "Çdo ditë me monumentet e kulturës, në mbrojtje dhe në përkujdesje", pasi ka udhëzuar të gjitha Drejtoritë Rajonale Kulturore Kombëtare në vend për të inventarizuar dhe restauruar çdo monument, ka publikuar së fundmi edhe disa foto nga puna që ka realizuar sektori i Elbasanit në ndërhyrjen që kanë bërë në Kishën e Shën e Premtes.
Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit
DRKK Durrës, specialistët e Sektorit të Elbasanit, realizuan së fundmi një inspektim për të parë nga afër gjendjen e monumentit pas shirave të shumtë në këtë zonë, rrëshqitjeve të dherave si dhe ngricave.
Pas inspektimit specialistët janë shprehur se gjëndja e kishës paraqitet shumë e mirë dhe çatia ka rezistuar pa lejuar infiltrimin e shiut, ndërkohë që edhe qepjet në mure janë akoma dhe të padëmtuara.
Vitin që kaloi në Kishën e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit është kryer dhe një restaurim i saj.
/k.m//a.ke/