Kisha e Shën Mëhillit në Vuno, ngrihet në lagjen e poshtme të fshatit, në një shesh ku janë ndërtuar dhe godina të tjera shoqërore. Është pikturuar në një vit me kishën e Shën Mërisë Mesodhisë, në vitin 1783. Ka gjithashtu të njëjtën formë dhe përmasa të përafërta, d.m.th. planimetri drejtkëndëshe të zgjatur, me përmasa të brendshme 11,20 X 3,80m.
Siç duket, ato do të jenë ndërtuar nga të njëjtët mjeshtra. Mbulohet me çati druri pa tavan. Ambjenti i altarit ndahet me një ikonastas prej muri guri, me tri hyrje. Në anën lindore del apsida rrethore. Interieri ndriçohet nga dy dritare të hapura në murin verior dhe jugor. Hyrja e kishës është në anën veriore. Pranë kishës në anën veriperëndimore të saj ngrihej këmbanarja.
Muratura është ndërtuar me gurë me fugatura të rrafshuara mirë me llaç gëlqereje. Ajo përfundon me një kornizë të thjeshtë guri. Qoshet dhe shpatullat e portës dhe të dritareve të punuara me gur të latuar dhe përfundimi i apsidës me një kornizë njëfishe me gurë të vendosur në formë dhëmbësh sharre, janë të vetmet elemente të punuara me përkujdesje.
Shkëputur nga botimi "Kishat pasbizantine në Shqipërinë e Jugut".
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com