Është ngitur një grup pune për verifikimin e AND-së së eshtrave të Nilo Catalano-s, drejtuesit të misionit bazilian në Himarë, pas konfliktit që ka nisur këto ditë për e kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Studiuesit kanë pohuar se Nilo Catalano është varrosur në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, por historia e eshtrave të tij rrethohet me mister.
Dje deputeti socialist i zonës së Dhërmiut, Koço Kokëdhima, dëshmoi për fakte të reja rreth Kishës së Dhërmiut dhe bastisjes së varrit të Nilo Catalano-s. “Në vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, - tha Kokëdhima, duke shtuar se “Klearko Papasava zhvarrosi Catalano-n, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilo-s ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re!”. Sipas Kokëdhimës prifti i Dhërmiut, Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare.
/Shqiptarja.com

Moikom Zeqo:Kush ishte Nil Katalani