ATHINE- Ministria e jashtme greke ka reaguar për “episodet e dhunshme”, siç ajo i karakterizon, të cilat ndodhën në Përmet, në Kishën Ortodokse të zonës, ndërkohë që kjo ministri i ka dërguar qeverisë shqiptare një notë proteste.
Gjithashtu, konsullata greke e Gjirokastrës dhe ambasada greke në Tiranë janë urdhëruar që ta ndjekin çështjen nga afër.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras e ka konsideruar ngjarjen në fjalë si “Një ngjarje të paprecedent, të paparanueshme dhe të dënueshme, pavarësisht pretendimeve ligjore të secilës palë”, ndërkohë që ka shprehur shpresën “Se këto veprime janë bërë pa dijeninë e qeverisë shqiptare”.
“Largimi i dhunshëm i klerikëve, mbyllja e Kishës, veçanërisht një ditë pas festës së Madhërishme të Shën Marisë në 15 gusht, ndalimi i besimtarëve të hyjnë në Shtëpinë e Zotit dhe vendin e tyre të shenjtë, por edhe heqja e ikonave dhe sendeve të tjera kishtare, janë veprime të paprecedent, të dënueshme dhe të paparanueshme, pavarësisht pretendimeve të ndryshme ligjore”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë greke të Jashtme, Konstandinos Kutras.
Ai ka theksuar se respekti i lirisë së besimit fetar, mbrojtja e vendeve të shenjta e të kulteve fetare, si edhe lejimi i ushtrimit të lirë të besimit fetar, janë karakteristikë e një shteti të së drejtës dhe një e drejtë themelore e fituar nga kultura europiane.

(Foto: Përplasjet e ditës së sotme në Kishën e Përmetit)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com