Dje në hyrje të kishave ortodokse ishin vendosur edhe disa formularë, që duhej të plotësoheshin nga ata persona që merrnin pjesë në meshë. Në formular kërkohej të deklarohej besimi fetar, identiteti si dhe nëse janë regjistruar nga censusi i qeverisë apo jo. Në censusin zyrtar rezultuan se në vend janë 6.8 përqind ortodoksë, duke u parakaluar nga katolikët, që janë në shifrën 10.11 përqind.
“Ne plotësojmë një fletë aty dhe deklarohemi që jemi ortodoksë”, tregoi një besimtare. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka kundërshtuar censusin e fundit për regjistrimin e popullsisë, pasi sipas tyre shifra e deklaruar nuk tregon realisht numrin e besimtarëve ortodoksë.
Shkrimi i plote ne gazeten Shqiptarja.com (print)