Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur pasditen e sotme në katedralen e Shkodrës. Kjo meshë është kthyer në një meshë lutjeje për shpirtin e Papa Françeskut, të ndarë nga jeta, që iku nga kjo botë pikërisht një ditë pas festës së Pashkës, ditës së Ringjalljes së Krishtit.

Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, në fjalën e tij para besimtarëve, u shpreh se pas gëzimit të Ringjalljes, sot kemi një lajm të trishtë, siç është ai i ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.


Lajmi kryesor:

Shuhet Papa Françesku/ Kishat Katolike të Shqipërisë në zi, meshë në Katedralen Shën Pali! Dodaj: Dëshmoi afrimitetin me ato që janë periferitë e kishës dhe shoqërisë