Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Klinë-Gjakovë, në fshatin Volljakë. Një 23-vjeçar ndërroi jetë ndërsa u plagosën dy vëllezërit e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45 teksa vëllezërit kishin dalë për iftar në një restorant. Në parkingun e restorantit ndodhi rasti tragjik, raportojnë mediat në Kosovë.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Pejës, ku u konfirmua ndarja nga jeta e të riut. Deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në polici.
Vijojnë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa mbetet mister se si ndodhi ngjarja e rëndë.