Tre apartamente në Memaliaj u dogjën plotësisht si pasojë e një zjarri që ra rreth orës 05:00 të mëngjesit në një pallat në lagjen numër 3 të qytetit, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe shkak mendohet të ketë qenë një pajisje për ngrohje e lënë ndezur gjatë natës.
Ne aksionin e shuarjes se flakëve u angazhuan zjarrfikëset e Memaliajt, Tepelenës dhe Gjirokastrës të cilat bënë të mundur shmangien e rrezikut për apartamentet në katet e tjera. Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan deri në përfundim të operacionit.