Kishte harruar sobën ndezur, përfshihet nga flakët një apartament në Pogradec! Dërgohet në spital e zonja e shtëpisë, u asfiksua nga tymi

Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Pogradec, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.2, në bllokun "Rinia", ku shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia, pasi e zonja e shtëpisë kishte harruar sobën ndezur.

Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruas e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton më tej rrethanat e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës