SHKODËR- Një 'fermë' kanabisi është zbuluar nga policia në Shkodër, ku është vënë në pranga 42-vjeçara Mariana Vuksanaj dhe është shpallur në kërkim Gjovalin Vuksanaj, 55-vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.
Çifti i bashkëshortëve, Mariana Vuksanaj dhe Gjovalin Vuksanaj kishin përshtatur një banesë dhe në kushte laboratorike kultivonin kanabis
Policia ka sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.
M.Q./Shqiptarja.comKomente

