Kishin kthyer banesën në 'shtëpi bari', shpallen në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori në Kukës! Sekuestrohen 934 fidanë kanabis

Një banesë në Kukës është zbuluar nga policia pasi ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim janë shpallur pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “First”, forcat blu evidentuan se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Në momentin e ndërhyrjes, nuk gjetën njeri në banesë, por zbuluan se si ambienti ishte shndërruar në ‘shtëpi bari’.

Pronari dhe bashkëpunëtori kishin mbjellë 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje, të cilat u sekuestruan nga policia.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim  e pronarit dhe bashkëpunëtorit për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja