Pak para nisjes së sezonit turistik, duket se policia kufitare ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.
Së fundmi, përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe i kanë gjobitur drejtuesit e tyre me gjoba që variojnë nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit në bord. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.
Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, janë bllokuar 3 mjete lundruese dhe janë gjobitur me nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord. Po ashtu në Durrës, është bllokuar një mjet lundrues dhe janë ndëshkuar me gjobë 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, gjithashtu për mungesë dokumentacioni. Ndërsa në liqenin e Shkodrës, Policisë Kufitare ka bllokuar dhe ka sekuestruar një mjet lundrues skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme.
Policia Kufitare thotë se është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
M.T/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 4035
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Zjarri në pallatin pranë stacionit të trenit në Durrës, flakët ranë në katin e 7-të! Shkak u bë një televizor i vjetër që lëshoi shkëndija
21 Shtator, 00:22
-
I plas një fishek duke punuar tokën, plagoset 33 vjeçari në Sarandë
20 Shtator, 15:33
-
300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Babë e bir i ndërruan targat
20 Shtator, 12:09
-
Vlorë, 6 të arrestuarit e RENEA-s dalin sot në gjykatë, arrest me burg për Santilno Bashon, për 4 të tjerët arrest me burg 45 ditor (VIDEO)
20 Shtator, 09:58
-
Veliera me flamur ukrainas jep alarmin SOS afër grykëderdhjes së Semanit
19 Shtator, 18:15
-
Në Vlorë edhe për turizëm historik! Dyfishohet numri i vizitorëve në kala e muze! Këtë vit 50% më shumë
19 Shtator, 12:52
-
RENEA dhe FNSH sërish kontrolle në Vlorë, një i shoqëruar! Mbrëmë u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal
18 Shtator, 21:42
-
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
18 Shtator, 17:26
-
I hodhën fishekzjarre në banesë dhe me pas dhunuan një person, vihen nën hetim tre të rinj në Sarandë
18 Shtator, 17:14
-
FOTO/ Punimet në DRSHTRR Durrës, Rama: Transformim rrënjësor estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor
18 Shtator, 16:28
-
Censusi 2023, rreziku që i kanoset Himarës dhe Konispolit
18 Shtator, 12:53
-
Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrullës në 2019 në Vlorë, Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për 5 të pandehurit
18 Shtator, 12:43