VLORË- Katër persona janë vënë nën hetim në Vlorë pasi ndërtuan pa leje në plazhet e Jonufrit dhe Borshit.

Policia e Vlorës thotë se ka vënë nën hetim 3 personapasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente, ndërsa një tjetër pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.

Kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.