VIDEO/ Kishin një vit që e kërkonin, e kapin në lokal në Fushë Krujë

Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar nga policia e Krujës.

Fredi Rrapi u arrestua në një lokal në Fushë Krujë.

"40-vjeçari, më datë 30 korrik 2022, ka qenë duke transportuar shtetas nga vendet e treta, me një automjet tip "Ford". Pasi është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ai nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin" informoi sot policia e Krujës.

Ndaj 40 vjeçarit banues në Dukagjin, Krujë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". 

Ai iu dorëzua policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)