Kallashnikov, kapuç, e sende të tjera brenda makinës! Kishin planifikuar të vidhnin një banesë, vihen në pranga 2 persona në Kamzë

TIRANË- 2 persona në Kamzë kanë rënë në pranga pasi ishin duke lëvizur me armë zjarri 'kallashnikov' me vete, dhe ishin përgatitur të vidhnin një banesë. Mësohet se të dy të arrestuarit kanë qenë dhe më parë të dënuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Personat e arrestuar, njëri me iniciale P. L., banues në Pezë Helmës  i dënuar më parë për vjedhje dhe tjetri me iniciale Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje u kapën teksa po udhëtonin m një mjet "Volksëagen" ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera, nga të cilat mesa duket ishin bërë gati për të krye një vjedhje.

 

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës