BRITANI E MADHE- Tre persona me origjinë shqiptare javë vënë në pranga nga policia britanike, pasi janë kapur duke kultivuar nja “fermë kanabis”.
“Ferma e kanabisit”, u zbulua nga policia më 26 mars të këtij viti, në një njësi industrial në Boston, pas një aksioni të ndërmarrë për “goditjen” e paligjshmërisë në vend.
Në hapësirën e madhe ku 3 shqiptarët, Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç kultivonin kanabis, u gjetën 2,985 rrënjë kanabis, të shpërndara në katër dhoma. Kjo konsiderohet sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga autoritetet në këtë rajon.
Policia fillimisht arrestoi Xhemal Derdin, ndërsa Alfred Alla u gjet më vonë i fshehur në tubat e ventilimit. Ndërkohë, Ismail Elezi, u gjet kur policia u kthye në vendin e ngjarjes. Tre të rinjtë kishin hyrë në territorin britanik ilegalisht, për një jetë më të mirë, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.
Gjykata britanike, dënoi me burg 39 muaj secilin prej djemve të përfshirë.