Gjatë një kontrolli të ushtruar në Vlorë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, janë konstatuar subjekte që kanë dalë jashtë hapësirës së caktuar për të shfrytëzuar plazhin.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Policia Bashkiake, inspektorët e Bashkisë së Vlorës, si dhe Policia e Rendit kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm çadrash e shezlongësh, si dhe kanë hequr vazo lulesh, pemë, ndriçues e reklama.

Vëmendje i është kushtuar edhe sigurisë për të cilën subjagjekteve u është tërhequr vëmendja për mungesë të rojeve.