RINAS, TIRANË- Një 26-vjeçare me iniciale E. S nga Kosova dhe banuese në Austri është vënë nën hetim dhe i janë sekuestruar 15 mijë paund, para, të cilat ajo nuk i kishte të deklaruar sikurse ligji përcakton.
E reja kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, dhe paratë u zbuluan në një valixhe të saj, pikërisht gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Rinasit. 26-vjeçarja nga Kosova është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.