Policia e Durrësit ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale A.L , pasi ishte i shpallur në kërkim.

Mësohet se 30-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër me iniciale G. O, për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman.

Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, 30-vjeçari i dërgonte në Shqipëri.

Ndërkohë mësohet se G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.