FIER- Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën Rauf Nallbani, e për pasojë një e moshuar është plagosur rëndë.
Identiteti i saj nuk bëhet me dije por mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën, pasi kishte blerë byrek në një nga dyqanet e zonës, kur është përplasur me një automjet tip “Opel” me targa AA 789 IL.
Ajo ndodhet tanimë në Spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë për jetën. Paraprakisht dyshohet se e moshura është endacake, por pritet versioni i policisë. Sa i takon drejtuesit të mjetit, ai është shoqëruar në komisariat, ku pritet të japë versionin e tij për aksidentin në fjalë.