KORÇË-  Një 32-vjeçar me iniciale M.L nga Tirana ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të Kapshticës 3 emigrantë të paligjshëm të cilët i kishte  fshehur brenda kamionit të cilit drejtonte tip “Scania”.

Gjatë skanimit të kamionit, shërbimet e Policisë, zbuluan se në rimorkion e kamionit ishin të fshehur 3 emigrantë të paligjshëm të cilët  synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.  

Ndaj 32-vjeçari ka nisur një hetim dhe mbi të rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.