ITALI- Një shofer kamioni me origjinë shqiptare, që udhëtonte në drejtim të jugut në autostradën Brenner në Bolzano, u ndalua për një kontroll nga policia në barrierën Vipiteno.
Pas kontrollit policia gjeti të fshehura në kabinën e kamionit 34 kilogramë kokainë.
Shqiptari, me banim në Itali, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u arrestua dhe ndodhet në burgun e Bolzanos. Seanca për masën e arrestit do të mbahet të mërkurën.
Komento