Kishte fshehur arsenal armësh në banesë, arrestohet 70-vjeçari në Durrës

DURRËS- Një 70-vjeçar në Durrës është vënë në prangat e policisë pasi kishte fshehur në banesë një arsenal armësh. Bëhet fjalë për Sokol Bulin të cilit iu sekuestruan armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Policia pati informacione për të ndërhyrë në banesën e të moshuarit dhe si rezultat i kontrolleve arriti të zbulojë arsenalin e armëve.

Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 22/09/2023 11:20

    Un prisja te shihja ndonji kundratank e sniper nga titulli po ky i shkreti arme gjuetie paska

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/09/2023 10:37

    Du pushk gjuetie ”arsenal armësh” wauuu

    Përgjigju
    • Or tej: 22/09/2023 11:44

      Po thiken ku e le or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare