FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier sepse pas kontrollit të ushtruar nga policia ka rezultuar se në kofanon e makinës kishte fshehur një automatik dhe 30 fishekë. Si pasojë 44-vjeçari është arrestuar, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit dhe krehëri me 30 fishekët.
Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është identifikuar si Artur Muka(Plaku), banues në Fier. Ndërsa ai ka qenë duke udhëtuar në lagjen 1 maji me një mjet tip "Citroen", në momentin që i është ushtruar kontrolli.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".