Një shumë e madhe parash u sekuestruan dhe një shqiptar u arrestua në kufirin Kroaci-Bosnje. Nga kontrollet në pikën doganore Karasovići, policia gjeti të fshehura në automjetin që drejtohej nga një shqiptar, 702,435 euro.

Automjeti po largohej nga Kroacia me destinacion Malin e Zi, dhe me gjasë kishte destinacion Shqipërinë. Kjo është shumë më me madhe e parave cash të sekuestruara në kufijtë kroatë, raportojnë mediat vendase.

"Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë."-njofton Dogana e Kroacisë.

Shoferi shqiptar, u mundua që t’i shmangej policisë, por u kap në kohë nga autoritetet doganore. Identiteti i tij nuk është bërë me dije për mediat, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për të zbuluar prejardhjen e parave të sekuestruara.

Paratë e sekuestruara