Një i moshuar, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 2 shtator, është gjetur i pajetë në bregun e rezervuarit të Gjancit.

Niko Ngjela, 67-vjeç, banues në Korçë është konstatuar i pajetë buzë rezervuarit.

Ai ishte larguar nga banesa e tij më datë 02.09.2023. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.