Një 23-vjeçar i identifikuar si Ismail Aliaj është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Që prej dhjetorit të vitit të shkuar, kërkohej nga forcat blu pasi kishte marrë me qera një apartament në katin e dytë të një pallati dhe e përshtati për kultivim kanabisi me anë të llambave.
Shërbimet e Policisë e shpallën në kërkim në dhjetor të vitit të shkuar, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, te marrë me qira prej tij dhe të shkatërruar nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent”.
Në apartamentin në katin e dytë të një pallati u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.