Policia e Durrësit goditi një tjetër rast prostitucioni, duke arrestuar një 24-vjeçare nga Brazili.

Uniformat blu vunë në pranga të renë e cila dyshohet se kishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 4 të Durrësit dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Gjatë operacionit u vunë në hetim edhe tre klientë shqiptarë, ndërsa policia sekuestroi para të dyshuara të përfituara nga prostitucioni, një pasaportë dhe dy aparate celularë.

Ndërhyrja e policisë u bë me ndihmën e zjarrfikëses, pasi e reja refuzoi t’i hapte policisë derën e ambientit ku ndodhej.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.