Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar për kultivim kanabisi, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.
Mësohet se në pranga ka rënë Nikoll Zeneli, i cili kishte mbjellë kanabis në stanin e tij, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës”. Po ashtu u arrestuan edhe Nertil Zotaj dhe Gramos Alimuçaj, për moskallëzim krimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Komento