Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 4,000,000 lekë kompaninë “Albchrome” në Elbasan, si dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj.
Gjatë inspektimit, u konstatua se “Albchrome” kishte magazinuar 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre.
Pezullimi i aktivitetit do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve.
Komente











