Kishte marrë 2 dozat e vaksinës Pfizer, rezulton përsëri me COVID-19 kongresmeni amerikan
Vaksina anti-COVID, Pfizer
SHBA- Kongresmeni amerikan, Stephen Lynch ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pse kishte bërë dy dozat e vaksinës Pfizer kundër virusit.
Lynch kreu testin përsëri pasi një anëtarë i zyrës së tij në Boston kishte rezultuar pozitiv, siç ka konfirmuar edhe zëdhënësja e tij Molly Rose Tarpey.
”Lynch, i cili synon të votojë me prokurë në Kongres javën e ardhshme, mori dozën e tij të dytë të Pfizerit dhe u testua negativ për sëmundjen, para se Biden të betohej më 20 janar”, tha Tarpey.
Sipas Pfizer, duhen 7 ditë që doza e dytë e vaksinës të japë efektin e duhur, Lynch ka rezultuar përsëri me COVID-19, 9 ditë pasi e mori atë.
Vaksina Pfizer, konsiderohet 95% efektive, megjithatë ende nuk është testuar kundër varianteve të reja të COVID-19. Sipas deklaratave nga zyra e Lynch, ai nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit.
Ky është një rast i rrallë i infektimit edhe pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Kujtojmë se në vendin tonë mjeku Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me COVID pas marrjes së dozës së parë të koronavirusit. Por sipas mjekëve, kjo është mëse normale duke deklaruar se trupi i njeriut krijon mbrojtjen ndaj koronavirusit brenda 30 ditëve të marrjes së dy dozave të vaksinave.
J.GJ./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2966
Lajme të tjera
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
SHBA dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen për refuzimin e azilkërkuesve
24 Mars, 15:16
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Shqetësime për sigurinë/ Kongresi amerikan merr në pyetje drejtuesin e TikTok: Nuk jemi agjentë të Kinës apo të një vendi tjetër
23 Mars, 21:29
-
Sulmet kibernetike nga hakerat iranianë, SHBA kryen operacionin e parë mbrojtës në Shqipëri
23 Mars, 16:36
-
Rusia rrit mbrojtjen pranë Japonisë mes mosmarrëveshjeve të SHBA-së! Çështjet e ‘ngrira’ mes dy shteteve thellojnë krizën
22 Mars, 22:54
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump
22 Mars, 20:42
-
Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, çfarë dihet deri tani
22 Mars, 17:39
-
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus 'Wanger'
22 Mars, 12:16
-
Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Donald Trump?
22 Mars, 08:14
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
Si vaksina e pare ashtu dhe e duta duhet nje periudhe kohe 15 dite. Brenda ketyre diteve mund te infektohesh, investigoni me mire para se te nxirni tematikat!!!
PërgjigjuHahahah si ka mundesi vaksina Amerikane iku per lesh ? Ata shajne vaksinen Ruse kurse ajo e tyrja doli huq
Përgjigju