Një person është arrestuar në Kurbin të Lezhës nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në banesën e tij. Nëpërmjet vëzhgimit me dron, është bërë i mundur zbulimi i 94 fidanëve të kanabisit që i arrestuari Valentin Cara i kishte mbjellë pas banesës së tij.
Fidanët e kanabisit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa pronari i banesës, akuzohëet për kultivim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia vijon me kontrollet në terren, në zona të pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.