Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin gjerman

Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin gjerman

Qytetari gjerman në Vlorë

Një qytetar gjerman është ndihmuar nga Policia Kufitare e Vlorës paraditen e sotme pasi kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq. Policia ka njoftuar se mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë dhe kishte ngecur në cekëtinë.

Autoritetet shqiptare u njoftuan nga Interpol Gjermania përmes zyrës së Interpolit në Tiranë. Gjermani ishte nisur me mjet lundrues veliere, nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë.

“Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për kërkimin e mjetit lundrues dhe shpëtimin e shtetasit që e drejtonte atë.  Pas disa orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i mjetit lundrues në cekëtinë, në grykëderdhje të lumit Vjosë, së bashku me kapitenin, të cilit iu dha ndihma e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.

Sipas uniformave blu në bashkëpunim me operatorët privat po bashkëpunohet për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës.

Veliera e mbetur në cekëtinë

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari