Arrestohet në Paraguaj ish- futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho.

Sipas asaj që bëhet me dije nga Ministria e Brendshme në Paraguaj ish- ylli i Barcelonës dhe Milanit është ndaluar nga policia në një Resort në Asuncion me akuzën e falsifikimit të pasaportës.

Ronaldinho ndodhej në Paraguaj për të paraqitur një program për mbështetje shëndetësore për fëmijët së bashku me vëllain e tij Roberto De Assis.

Ronaldinhos pasaporta origjinale i ishte bllokuar kohë më parë për shkak se ka kryer krime mjedisore në Brazil.