Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge, arrestohet pronari 35 vjeçar në Tiranë, nën hetim 9 klientët! Sekuestrohet kanabis

Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge, arrestohet pronari 35 vjeçar në Tiranë, nën hetim 9 klientët! Sekuestrohet kanabis

Foto ilustruese

Një 35 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim droge. Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur edhe 9 klientë si dhe lëndë narkotike kanabis e cila është sekuestruar. Ndërkaq edhe klientët po hetohen në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”  gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis”, thotë policia.

Ndërkaq janë arrestuar edhe 2 persona për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare