Kishte përshtatur lokalin për të shitur drogë dhe për lojëra fati në Kavajë, në pranga pronari dhe kamarieri

Kishte përshtatur lokalin për të shitur drogë dhe për lojëra fati në Kavajë, në pranga pronari dhe kamarieri

KAVAJË- Gledian Caushi, pronar i një lokali në Kavajë dhe kamarieri Ani Shahollari, janë arrestuar nga policia, për shitje të lëndëve narkotike dhe organizim të paligjshëm të lojrave të fatit.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në lokalin e Gledis Caushit, shtetasi Ani Shahollari i punësuar si kamerier, i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të shtetasit Ani Shahollarit u gjetën programe për lojëra fati. 

30-vjeçari Gledian Caushi, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, u arrestua për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Punësimi i paligjshëm"; 

Ani Shahollari, 17 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara". Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi M. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël