Një 68 vjeçar është mbytur në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur "Hunda e Plakut".
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku 68 vjeçarit me iniciale S.Dh., dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.
I moshuari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
B.K./Shqiptarja.com
Komento
Komente

