Autoritetet britanike kanë dënuar me 20 muaj burg, një student shqiptar i cili kultivonte kanabis në një fermë në verilindje të Anglisë. Musa Qaushi, 20 vjeç, kishte shkuar në Britani përmes një vize turistike. Në fermën në Ivanhoe Crescent, Sunderland, u gjetën 351 bimë kanabisi në 4 dhoma.
Vlera e bimës narkotike arrin deri në 88,500 paund. Qaushi ishte "kopshtar rezident" që kujdesej për bimët në këmbim të pagesës dhe strehimit.
Paralelisht, Qaushi studion në një universitet në Tiranë dhe është në vitin e dytë. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punën në fermë, ndërsa nuk raportohet për precedentë penalë.
Gjykata nuk ishte dakord me mbrojtjen që tha se klienti ishte penduar. Për gjykatën, i riu ishte në dijeni të veprimtarisë ku ishte përfshirë. Gjykata pret tashmë që të nisin procedurat për dëbimin e Qaushit./Chroniclelive

Komente











