‘Vajza kishte veshur fustan që kushtonte 490 dollarë’, zëdhënësja e Albin Kurtit reagon pas publikimit të çmimit: E ka marrë borxh
Kryeministri Albin Kurti, vajza e tij dhe bashkëshortja në Festivalin e Kanës
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të politikanes Natyra Kuçi e cila thoshte se vajza e kryeministri Albin Kurti, në Festivalin e Kanës, ka veshur një fustan që kushton 490 dollarë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kelmendi shkruan se fustani i Leas, është i punuar me dorë nga gratë e Kosovës dhe është marrë ‘borxh’, për ta kthyer sapo të kthehen në Kosovë.
‘I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.
Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.
Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t'u kthyer në Prishtinë fustanët do t'u kthehen kreatoreve.’- shkruan Kelmendi.
Një ditë më parë zëdhënësja e PSD-së, në një postim në mediat sociale, ku kishte hedhur një foto të kryeministrit Albin Kurti me vajzën dhe bashkëshorten, shkruante se në festivalin prestigjioz, e bija e kryeministrit ka veshur fustan që kushton 490 dollarë.
Foto e publikuar nga politikania Flutura Kuçi
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hagë/ Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari
17 Dhjetor, 16:35
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor, 19:17
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25
-
Gjobitet me 30 mijë euro Klan Kosova për shkak të promovimit të dhunës në BBV, po në Shqipëri?
16 Dhjetor, 17:55
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00
-
Kurti vizitë jashtë Kosovës, s'shkon të dëshmojë në Prokurori! Zëdhënësi për Report Tv: Gati t’i presë prokurorët në zyrë
16 Dhjetor, 10:25
-
KFOR-i hedh poshtë raportimet se ua ndaloi zyrtarëve hyrjen në Komunën e Leposaviçit
16 Dhjetor, 09:59
-
Destinacioni ‘kryefjalë’ i këtij dimri, qytetarë të shumtë nga Shqipëria kalojnë fundjavën në Prevallë të Prizrenit
15 Dhjetor, 19:05
Ne festivale nuk shkojne vetem artistet,shkojne dhe te tjere,por zakonisht ,artistet jane ata qe marrin tere vemendjen.Sa per fustanin,i blere,apo i huajtur 490 $ nuk eshte shume i shtrenjte,po te mendosh sa kushtojne fustanet e VIP te artit qe pozojne per kamerat.Si perfaqesues i nje vendi,duhet ruajtur dhe krijuar nje imazh i respektueshem para syve te botes.Keshtu qe mos prisni qe vajza e kryeministrit te shkoje aty e veshur me nje fusta 20 $.Dhe ne fund, eshte turp, qe politika merret me veshjen e nje vajze te vogel,per te marre pike per vete!
PërgjigjuAh Iris, Iris. Publik, artiste, profesioniste filmi, media dhe kaq shkojne ne festivale. Politikane dhe administrate kulturore nuk shkojne askund. Dhe kur shkojne, e bejne si financues te festivalit dhe artistet zakonisht u heqin skalpin live ne skene per gjithe cfare kane bere keq apo nuk kane bere fare si ne rastin tone ballkanas. E per me teper uk hapen menderesh ne tapet te kuq, me familjen dhe me rroba borxh! Me karragjozet nga Bosnja, Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut qe zderhallen te Fshati Nderkombetar ne Kane, ka vite qe tallet mender bytha ne keto festivale se jemi te vetmit qe shkojme per turizem pa objek dhe masturbim ne rrjete sociale qe ne katundet e tyre te kujtojne se keta po punojne! Pune por dhe menjefjale … Por vecanerisht ty Iris, Mirela Ku mbaron e ca te tjere ju kuptojme…
Çpune ka zoti Bin në Cannes??? Apo pame keta politikanet tane qe zderhallen festivaleve qe skane lidhje me politiken dhe o burra dhe keta! Gjermania ka çdo vit filma me metrazh te gjate e jo me metrazh te shkurter si ky. A e ka pare kush Merkelin në tapetin e kuq ku kalojne vetem artistet???? Mr. Bin i vertete nuk eshte dot kaq qesharak sa ky zoti Bini i Kosoves
PërgjigjuO Shqiptar të Kosovës,përse bëheni si Shqiptarët e Shqipëris. Ne përshëmbull i përmendim shpin e kryeministrit. Ska lën Shqiptar që nga Vermoshi e deri në Konispol pa bërë vila gjigande. Kam frik se e kemi në gen inatçorllikun. Zoti na ruajt.
PërgjigjuDo ja numerojne ti shqipo universal sepse Zotni Bini eshte i zgjedhur nga populli qe e paguan te punoje per popullin. Me ato pare qe e paguan populli shkon me pushime ne Greqi dhe ja plas per Cannes ku ben si artist! Nese nuk jane te popullit, lind pyetja; te kujt jane paret?? Dhe pyetja tjeter; Çpune ka nje kryeminister ne festivalin e filmit???
Po edhe po ta kishte blere 500 euro c’te keqe ka? Ky si kryeminister fiton te pakten 2000 euro ne muaj. Gruaja norvegjeze duhet te kete rroge te ngjashme ose pak me te larte. Mund t’i blejne vajzes nje fustan 500 euro per nje rast te vecante. Per me teper qe po promovokan nje stiliste kosovare ne Cannes me kete rast.
PërgjigjuPromovimin ne festivale filmi e bejne artistet. Vetem politikanet katundare nga lindja shkojne e rrokin kostumet per perdorim politik të artit! Dava pisash. Gjejne dhe bejne, keta!