Kishte veshur streçe, ndalohet
të niset në fluturim 10- vjeçarja 

Kishte veshur streçe, ndalohet<br />të niset në fluturim 10- vjeçarja 
Një vajzë 10 vjeçare është ndaluar të niset në fluturim pasi kishte veshur streçe.
 
10- vjeçarja së bashku me familjen e saj ishin nisur nga Denver i Kolorados për të shkuar në Minneapolis, por një punonjës në aeroport e ka ndaluar atë duke i thënë se nuk kishte veshjen e duhur.
 
Vajza është detyruar të ndërrohet në tualetin e aeroportit, e më pas punonjësit e lanë të lirë atë të nisej për fluturim.
 
Por ky veprim ka ngjallur pakënaqësi në rrjetet solciale. Shumë prej tyre janë shprehur se të veshurit streçe nuk është diçka e keqe për një fëmijë.
 
"Nuk lejohen streçet për një fëmijë? Detyra e saj është thjesht të jetë e tillë dhe të mos shqetësohet nga askusht",-shkruan një koment.
 
Por pas reagimeve të shumta, punonjësit e aeroportit të Kolorados kanë bërë një reagim zyrtar. Sipas tyre, personat që nuk janë fluturues të rregullt kanë një kod veshje që duhet ta zbatojnë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë