Kishte zaptuar plazhin e Zvërnecit me 140 shezlongë dhe 80 çadra, në hetim pronari i biznesnit (EMRI)

Kishte zaptuar plazhin e Zvërnecit me 140 shezlongë dhe 80 çadra, në hetim pronari i biznesnit (EMRI)

Foto ilustruese

VLORË- Sotir Tafili, 50-vjeç është vënë në hetim pasi kishte 'zaptuar' plazhin e Zvërnecit në Vlorë, duke vendosur shezlongë pa leje nga autoritet përkatësë. Report Tv mëson se Tafili kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa leje, për pasojë është proceduar penalisht. Procedimi i tij vjen në kuandër të fazës së dytë të operacionit "Bregdeti ynë", me qëllim lirimin e hapësirës së plazheve nga 'uzurpuesit'.

"Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit "Bregdeti ynë", nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi:   S. T., 50 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

Stacionet e plazhit janë kthyer në një shqetësim serioz, çka ka çuar edhe në konflikte me viktima, siç ishte rasti në Velipojë ku humbën jetën 4 persona. Ndonëse sezoni turistik ka nisur tashmë, ende nuk ka përfunduar procesi i dhënies së lejeve për bizneset. Madje, ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ngriti shqetësimin ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'