'Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme në fushën e dashurisë...', mësoni parashikimin e yjeve për sot

'Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme në fushën e dashurisë...', mësoni parashikimin e yjeve për sot

Dashi
Një okazion i madh, një mundësi e papritur fitimesh, e sotmja për ju të dashuruarit do të jetë një ditë me fat. Ndaj mos e lini atë t’ju shkojë kot. Beqarët do bëjnë mirë të sigurohen mirë para se të hedhin hapa, se jo çdo gjë është ashtu siç duket. Buxheti do jetë i mirë në përgjithësi.

Demi
Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme në fushën e dashurisë për ata që janë në një marrëdhënie në çift. Gjërat private duhet të sqarohen. Beqarët do pëlqejnë shumë një person, por nuk do arrin ta bëjnë dot për vete. Buxheti do jetë i kënaqshëm, do bëni edhe shpenzime.

Binjakët
Do të keni ndjesinë sikur ju ka humbur diçka. Por gjithsesi Jupiteri ju këshillon që të relaksoheni, shijojeni jetën dhe momentet me partnerin/en. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë serioze. Në planin financiar duhet të tregoheni të vëmendshëm.

Gaforrja
Sot njeriu i zemrës do të kërkojë vëmendjen tuaj. Dhe ju do të jeni të pranishëm si gjithmonë, madje do të dhuroni momente lumturie dhe dashurie. Beqarët do lodhen duke kërkuar princin e tyre të kaltër dhe në fund do ja arrijnë qëllimit. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni kuturu.

Luani
Besoni në një sukses të ri dhe të madh që do t’ju ndodhë gjatë verës: filloni që sot. Duhet të përfundoni një bisedë të lënë përgjysmë me partnerin/en. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar do mund t’i kapërceni problemet.

 

Virgjëresha

Hëna do t’ju bëjë të ndiheni më vital. Do të keni një dëshirë të madhe për eksperienca të reja me partnerin/en, jini në harmoni me yjet që do t’ju favorizojnë ndryshimet. Beqarët do dashurohen me disa persona dhe nuk do druhen t’i shprehin ndjenjat. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Peshorja
Për ju duket se do të nisë një betejë e vërtetë në marrëdhënien tuaj në çift. Nëse kjo gjë nuk ju intereson më, atëherë hiqni dorë. Jini më të interesuar për ndryshimet. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

Akrepi
Saturni do t’ju bëjë të ndiheni pozitiv. Marsi dhe Plutoni do të jenë dy padronët tuaj, për t’ju dhënë energjinë e duhur në mënyrë që të arrini atje ku dëshironi me partnerin/en. Beqarët do t’i marrin gjërat si t’ju vijnë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Në planin financiar do përballeni me disa probleme.

Shigjetari
Kujtimet e vjetra duket se do t’ju marrin të gjithë kohën e sotme. Për shkak të Hënës do të jeni edhe disi të shpërqendruar dhe kjo mund t’ju shkaktojë probleme me partnerin/en. Beqarët do fillojnë një lidhje dashurie pasiononte dhe do ju duket vetja si mbi re. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Bricjapi
Qëndroni të qetë gjatë udhëtimeve me makinë, shmangni sportet impenjative, ecni sa më shumë të mundni kudo, në mal apo në det. Të gjitha këto mund t’i bëni vetëm në shoqërinë e njeriut të zemrës. Beqarët do kenë shumë ftesa për takime, por nuk do duan të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Ujori
Sot nuk do të jetë ditë pozitive për ju që jeni në një marrëdhënie. Mundohuni të ruani qetësinë gjatë komunikimit dhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur. Beqarët më mirë të presin edhe disa kohë, në mënyrë që të mos vuajnë pasojat. Me financat duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

Peshqit
Tashmë duhet të ndiqni vetëm një ëndërr të vetme: dashurinë. Është fjala për dashurinë private. Kjo do të bëhet një forcë e madhe e juaja. Beqarët nuk do ndihmohen aspak nga planetët dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar nuk duhen kryer shpenzime me sy mbyllur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave