“Kjo e mërkurë do të jetë disi e rënduar dhe e mbushur me nervozizëm!” Çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju

“Kjo e mërkurë do të jetë disi e rënduar dhe e mbushur me nervozizëm!” Çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju

4 Dhjetor 2019

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Dita do të nisë me ritme të ngadalta, por mundohuni që të rikuperoni gjatë pasditës. Keni nevojë për pak qetësi, edhe pse në punë së fundmi keni pasur ngarkesa mjaft të mëdha. Keni nevojë për qetësi në dashuri, ndaj bëni mirë që të shmangni shprehjet e gjërave negative.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Dita do të jetë shumë pozitive, pasi më në fund Hëna nuk do të ndikojë më negativisht. Do të largohet stresi dhe do të ndiheni më të motivuar. Në dashuri pasioni do të shfaqet dhe do ju dhurojë momente të paharrueshme.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Kjo e mërkurë do të jetë disi e rënduar dhe e mbushur me nervozizëm, ndërsa gjërat do të përmirësohen vetëm në fundjavë. Mundohuni që të mos inatoseni, sidomos me partnerin/en, dhe lërini gjërat që të rrëshqasin. Bëni kujdes me paratë dhe mos shpenzoni më shumë nga sa duhet.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, pas periudhës së kaluar me nervozizëm. Tashmë do të ndiheni më të qetë dhe më të prirur drejt një dashurie. Mundohuni që të kuptoni se çfarë dëshironi dhe bëni zgjedhjen tuaj, pasi yjet do ju ndihmojnë. Nëse mendoni se një historie i ka ardhur fundi, do e keni më të lehtë që ti jepni drejtim. Ndërsa nëse doni që të pajtohenime dikë, mund ta bëni fare lehtësisht.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Dita do të jetë më e qetë në raport me fillimin e javës. Sidomos në mbrëmje do të keni një rikuperim të ndjeshëm në raport me ditët e mëparshme. Rikuperim do të ketë edhe në dashuri, sidomos në fundjavë.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm lidhur me gjithë çfarë bëni. Mundohuni që të jeni në drejtimin e duhur dhe bëni kujdes me fjalët që do të thoni.

Peshorja

23 Shtator - 22 Teto

E mërkura do të sjellë rikuperim të ndjeshëm sidomos në punë dhe sa i takon çështjeve financiare. Me shumë mundësi gjatë këtyre ditëve do të merrni një lajm të mirë apo vlerësim. Edhe dashuria do të ecë më mirë, ndonmëse do të keni Venusin kundër.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Dita do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të ketë kontakte dhe marrëveshje, të cilat mund të ndryshojnë më mirë jetën tuaj. Edhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, ku do të ketë rigjetje pasioni.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

E mërkura do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe paraahikohet ndonjë kompliokim. Mundohuni që të mos nxitoheni dhe të mos lodheni shumë, pasi rrezikoni që të përfundoni në konfuzion. Edhe në dashuri, duhet të tregoni kujdesin maksimal, për të shmangur ndonjë problem apo komplikim.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Ju pret një ditë pozitive dhe eksituese, gjatë së cilës do të ketë të papritura të bukura. Kjo gjë mund të ketë bëjë me paratë, apo edhe me ndonjë takim të rëndësishëm. Po ashtu mjaft të favorizuara janë kontaktet për të ardhmen. Dashuria do të ecë mirë për të gjithë çiftet e stabilizuara.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Ju pret një e mërkurë pozitive sa i takon dashurisë, në sajë të ndikimit të Venusit që ju mbron. Nëse jeni vetëm, keni mundësi të shumta për të takuar një dashuri të re. Bëni kujdes lidhur me paratë, pasi shpenzimet do të vijojnë që të mbeten problem, ndaj mos e teproni.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Kjo ditë do të rikthejë dëshirën për të qëndruar me të tjerët dhe për të ndërvepruar. Do të jeni më të qetë dhe më të gatshëm në raport me të tjerët. Edhe në dashuri gjërat do të ecin më së miri, ku do të ketë rikuperim pas një krize dhe zbulim pasioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston