Më 6 mars, Serhiy Perebyinis e humbi tërë familjen e tij – bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u vranë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga periferia e Kievit.
Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën. Ai rrëfeu për REL se i njohu familjarët e tij vetëm nga çantat që ato mbanin me vete.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë











