Kjo është dita e beqarëve, lidhje të reja dhe lekë/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Kjo është dita e beqarëve, lidhje të reja dhe lekë/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

DASHI
Me bekimin e Marsit dhe Venusit jeta juaj ne çift ka për te qene harmonike sot. Gjerat do jene edhe me mire nëse jeni me pushime. Beqaret sot do mendojnë seriozisht për te pasur dike ne krah edhe pse me pare kane preferuar lirinë dhe pavarësinë. Le ta shfrytëzojnë çdo mundësi qe do kenë për njohje. Buxheti ka mundësi te jete tejet delikat. Merrni masa sa me pare dhe ulni ne maksimum shpenzimet.

DEMI
Sa te mira janë perspektivat për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e mbushur me surpriza. Rreziku për konflikte nuk do ekzistoje. Beqaret do jene shume te lidhur me te shkuarën dhe nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Gjendja e financave do jete përgjithësisht e kënaqshme dhe pa probleme.

BINJAKET
Ju te dashuruarit do e lëshoni veten pa rezerva sot dhe do bëni çdo gjë qe do ndieni. Edhe partneri do ndihet me i çliruar ne këtë mënyrë. Beqaret mire është te mos bëjnë deklarata te forta dashurie, por te presin edhe pak kohe. Çdo gjë duhet bere ne momentin e duhur. Ne planin financiar situata pritet te jete emirë, megjithatë po treguat pak maturi nuk do bëni keq.

GAFORRJA
Jeta juaj ne çift nuk do jete e shkëlqyer sot, por siç do ketë momente delikate do ketë edhe momente te lumtura. Beqaret me ne fund do bien ne dashuri me personin me te përshtatshëm dhe do futen ne një etape shume me te bukur. Për financat klima do jete e favorshme. Mundet edhe te shpenzoni sa te doni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

LUANI
Ka mundësi qe gjerat mes jush dhe atij qe keni ne krah te mos shkojnë shume mire sot. Do kapeni edhe për gjerat me te vogla dhe mund te debatoni ashpër. Beqaret duhet te bëjnë pak me shume durim qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Te ardhurat me shume gjase do fillojnë te ritën. Mund ta shfrytëzoni këtë për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.

VIRGJERESHA
Jupiteri do e tensionoje mjaft jetën tuaj ne çift sot. Do kërkoni me çdo kusht te dominoni mbi tjetrin dhe kjo do sjelle probleme te vazhdueshme. Beqaret duhet te tregohen edhe me te duruar nëse duan te gjejnë personin qe do ju përshtatet me se miri. Sektori i financave do jete paksa i turbullt. Tregohuni me te arsyeshëm dhe me te organizuar me shpenzimet për te mos pasur probleme.

PESHORJA
Nëse jeta juaj ka qene e mërzitshme kohet e fundit, sot duhet te bëni gjithçka qe ta ndryshoni situatën. Nëse ju sheh qe bëni përpjekje edhe partneri do beje detyrën e tij. Për beqaret do jete një dite e veçantë dhe emocionuese. As vete nuk i kishin menduar gjerat ne këtë mënyrë. Për sa iu përket financave duhet thënë se gjendja do jete e mbrojtur dhe jo stresuese.

AKREPI
Për ju, jeta ne çift nuk do jete e shkëlqyer, megjithatë mosmarrëveshjet do jene disi me te pakta nga me pare dhe do kaloni edhe momente te këndshme. Beqaret do joshet nga persona vagabondë qe me vone do ju sjellin probleme serioze. Me mire le t'i shmangin sa me shume. Sektori i financave do jete i qete dhe pa problemin me te vogël. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi dhe do e mbani situatën nen kontroll.

SHIGJETARI
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume me e qete gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet plotësisht dhe do arrini te vendosni një komunikim me te ngrohte me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë një dite normale. Nuk do mungojnë njohjet e reja, por nuk do hidhen hapa me tej. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi dhe kujdes sepse nesër do keni nevoje për me shume para.

BRICJAPI
Nëse jeni ne një lidhje, sot keni për te përjetuar plot çaste te lumtura. Ne jetën tuaj do rikthehet komunikimi dhe bashkëpunimi për gjithçka. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë lidhje shume ndryshe nga sa mund ta kishin ëndërruar, por qe do i emocionojnë tej mase. Ne planin financiar Jupiteri do sjelle fat me shumice dhe gjendja ka për t'u stabilizuar sa hap e mbyll sytë.

UJORI
Fale ndikimit shume te madh te yjeve, jeta juaj ne çift do jete plot ngjyra dhe emocione. Zemra do ndihet çdo çast e qete dhe nuk do keni aspak zënka me partnerin. Nga ana tjetër do flisni edhe me hapur për disa gjera qe ju kane shqetësuar. Beqaret do bëjnë mire te dëgjojnë zemrën e tyre dhe nuk do dalin te humbur. Financat për fat te keq do jene me delikate se ditët e fundit.

PESHQIT
Ju te dashuruarit duhet te reflektoni me kujdes sot për gjerat qe keni kaluar dhe ato qe doni te përjetoni ne te ardhmen. Flisni hapur për çdo gjë me atë qe keni ne krah sepse vetëm duke bashkëpunuar mund te krijoni një klime harmonike. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe me ndryshime te mëdha. Buxheti gjithashtu do jete i mire dhe i mjaftueshëm për te bere investimet e menduara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë