Kjo është e para stiliste shqiptare në çmimet 'Dizajneri më i mirë i Evropës Juglindore', na zbulon surprizën e koleksionit (VIDEO)

Shpesh herë shqetësohemi shumë nëse po vishemi IN dhe trend në çdo sezon apo nëse po i ndjekim me përpikmëri tendencat sezonale. Shumë stilistë po presin me krahë hapur stinën e vjeshtës, pasi i kanë thënë tashmë ‘mirupafshim’ verës. 

Nëse duam të dimë se çfarë trendesh do të dominojnë në këtë sezon dhe për të qenë në koherencë me modën padyshim që në mendje na vjen stilistja e njohur Stela Sallaku

Ditën e sotme Stela ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku foli për tendencat e Vjeshtë 2019 dhe ngjyrat që do dominojnë këtë sezon. 

“Portokallia është një nga nuancat, tonalitetet e kakise, kafes, ngjyrat e tokës dhe mjalti.", u përgjigj Stela pyetjes së Suada Dacit. 

Por Sallaku na surprizoi të gjithëve teksa zbuloi për “Rreze Dielli” me lajmin se është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në një nga kompeticionet shumë të rëndësishëm të modës.

Do jem në Lubjanë në tetor, pasi jam përzgjedhur si dizajnerja shqiptare për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet "Dizajneri më i mirë i Evropës Juglindore", tregoi Stela duke na zbuluar pak edhe nga koleksioni mjaft i veçantë ku Po dizejnon disa xhaketa me kashtë.

Për më shumë e shihni në video

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur