Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 27 prill 2019. Njihuni me parashikimin e horoskopit për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Ka ardhur momenti që të rigjeni qetësinë dhe të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve për të gjetur paqe. Parashikohet që të bëni miqësi të reja dhe të zgjeroni horizontet.
Demi
Duhet të mundoheni që ta kaloni këtë fazë negative të yjeve, pasi parashikohet që të ketë konflikte. Në këtë moment duhet të përshtateni me rrethana të ndryshme. Një person i cili ju gjendet zakonisht pranë nuk do të jetë, dhe kjo gjë do të bëjë që të mos ndiheni mirë. Mundohuni të paktën që të relaksoheni fizikisht.
Binjakët
Nis për ju një fazë e ndjeshme rikuperimi. Keni nevojë për mirëkuptim dhe dashuri, pasi nervozizmi i krijuar nga ndikimi i Marsit ju ka shkaktuar ankth. Puna do të ecë më së miri nëse vazhdoni me projektet ekzistuese, ndërsa nëse nisni diçka të re, mund të ketë vështirësi. Në dashuri keni kaluar konflikte dhe vetëm çiftet më të konsoliduara, kanë arritur që ti kalojnë.
Gaforrja
Po mundoheni që të riparoni dëmet e shkaktuara nga një fillim javë aspak pozitive. Në ditët në vijim, duhet të mendoheni mirë për fjalët që do të thoni, pasi mund të ketë pasoja të rënda. Kush ka nisur një histori të re dashurie mund të pendohet dhe do të ketë nevojë për një reflektim serioz.
Luani
Gjatë kësaj fundjave duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe të lini mënjanë çdo problem. Shumë prej jush do të kenë dëshirë për të bërë shumë gjëra njëherësh. Keni përjetuar tensione së fundmi, të cilat ju kanë përfshirë si fizikisht edhe emocionalisht. Gjatë kësaj periudhe duhet të bëni më shumë kujdes për të rikuperuar shëndetin tuaj psiko-fizik.
Virgjëresha
Parashikohen ndryshime të rëndësishme gjatë kësaj fundjave, ku dëshironi që ti jepni një shtysë të rëndësishme jetës suaj. Yjet ju mbështesin, ndaj mos u trembni. Nëse java nisi keq, tashmë do të nisë një fazë rikuperimi.
Peshorja
Në dashuri dhe në punë do të dominojë kaosi. Ndoshta ka ardhur momenti që të bëni llogari me një problem apo të përballeni me një person, i cili shtiret sikur po ju dëgjon, por që në fakt nuk po e bën. Po ashtu parashikohet që të përballeni edhe me një problem shëndetësor.
Akrepi
Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me optimizëm. Duhet të shmangni tensionet të cilat mund të lindin me njerëzit që ju rrethojnë. Gjithashtu duhet të shikoni përpara në mënyrë që të mos bëni gabimet e së kaluarës të cilat ju kanë lënduar. Parashikohet diçka e re, ndaj shikojeni të ardhmen me optimizëm.
Shigjetari
Nëse jeni në pritje të një vendi pune, ka ardhur momenti që ta merrni. Yjet ju buzëqeshin dhe dita do të jetë e favorshme, shkruan noa.al. Parashikohet që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar.
Bricjapi
Do të përballeni me probleme të papritura, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Gjithë situatat që po mundoheni që të çoni përpara e kanë një kosto, të cilën jo gjithmonë mund ta mbuloni. Kjo është një nga arsyet pse do të ketë debate në familje.
Ujori
Për shumë prej jush nuk është e lehtë gjetja e personit të duhur. Jeni në kërkim të një miqësie apo të një partneri/e që t’iu kuptojë dhe pranojë për atë që jeni. Parashikohen edhe ndryshime në vendin e punës, si dhe transformime të tjera.
Peshqit
Një çështje me leverdi mund të mbyllet në sajë të kuadrit të favorshëm të yjeve. Kush ka nxjerrë në shitje diçka, mund të marrë një ofertë të mirë. Qysh në fillim ky vit ju ka përballur me vështirësi në fushën e ndjenjave, tani ka ardhur momenti për të bërë qartësi./noa.al