Kjo javë është e të dashuruarve...Ja çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo javë është e të dashuruarve...Ja çfarë thonë yjet për ju sot

DASHI 21. mars – 20. prill

Ka rrezik qe Plutoni t’iu nxite te mos tregoheni tolerante gjate kësaj jave. Here pas here mund te keni edhe debate te forta me atë qe keni ne krah dhe nuk do gjeni zgjidhje për asgjë. Disa madje mund te vendosin edhe te ndahen. Beqaret duhet te jene shume te matur. Mire është te mos ju besojnë te gjithë personave qe do i joshin nëse nuk duan te lëndohen. Te ardhurat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme edhe fale ndihmës qe do iu japin disa te afërm. Megjithatë mund te merrni edhe një shpërblim nga puna. Shëndeti do jete goxha i mire. Nuk pritet te kini asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do bëni asnjë gabim. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

DEMI 21. prill – 21. maj

Këtë jave do i Beni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa te mundeni jetën ne çift.. Me pak mundim dhe sakrifica do ja dilni mbanë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, përkundrazi do ja lënë gjithçka kohës. Financat do përmirësohen tej mase, por kjo nuk do te thotë qe brenda javës ju t’i boshatisni serish xhepat duke shpenzuar kuturu. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Me shume kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga problemet me barkun. Ne pune do jeni te guximshëm, këmbëngulës dhe largpamës. Do arrini çdo gjë qe do dëshironi. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Perspektivat janë goxha te mira këtë jave për gjithë te dashuruarit. Do ja kaloni mire me partnerin dhe do i lini pa krahëve te gjitha pengesat qe keni hasur ne te shkuarën. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime impresionuese dhe do jete ne anën e tyre përzgjedhja e personin te duhur. Financat do jene prioritare ne çdo moment. Do e frenoni veten kur te kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jete i keq. Shëndeti do jete me i qëndrueshëm se një jave me pare. Do kujdeseni për veten dhe do ushqeheni si duhet. Edhe gjendja psikologjike do jete e shkëlqyer. Ne pune do ketë ndryshime te mëdha sidomos për ata qe kane qene te papune deri me sot. Shfrytëzojini te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Me familjaret do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe nuk do i pranoni gabimet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Asnjë planet nuk do ketë ndikim këtë jave ne jetën tuaj ne çift kështu qe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Mundohuni te ruani ekuilibrin dhe ta surprizoni ne disa momente partnerin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë menjëherë te martohen me një person qe do njohin sepse ne këtë mënyrë do e trembin atë. Ne planin financiar nuk do jeni aspak me fat dhe gjendja do vazhdoje te mbetet goxha delikate. Shëndeti do kërkojë me tepër përkujdes dhe maturi. Nëse do ndiheni te lodhur, shtrihuni dhe mos qëndroni gjate zgjuar ne mbrëmje. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm se disa kohe me pare dhe do dini si te dilni nga situatat e vështira. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do keni dëshira te çmendura sot ju qe jeni ne një lidhje do bekoni qe partneri t’ua plotësojë te gjitha. Gjithçka do varet nga humori i partnerit. Beqaret do flirtojnë me shume persona dhe ka rrezik te krijojnë një përshtypje te keqe për veten. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe zgjuarsi dhe do ju dalin para edhe për te hequr mënjane. Shëndetin nuk do mund ta mbani dot te qëndrueshëm. Do keni shqetësime nga koka, nga barku dhe madje edhe nga dhembet. Merrni masa pa qene shume vone. Ne pune mos prisni gjithmonë nga te tjerët, por mundohuni qe t’ia dilni mbanë vete. Edhe nëse pengoheni do mësoni nga gabimet. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do jete shume me e qete gjate kësaj jave. Do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje për gjithçka. Partneri mund te mendoje t’iu surprizoje ditën e mërkurë. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë, por nga ana tjetër dikush do ju shfaqet papritur dhe nuk do i rezistojnë dot. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe do e frenoni veten për shpenzime. Shëndeti do jete akoma me i mire nga sa e kishit menduar. Ne fundjave madje do jeni plot energji. Jeta profesionale do ketë disa përmirësime. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do vazhdoni me qetësi atë qe keni nisur. Me familjaret tregohuni sa me te matur dhe me te kujdesshëm.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete mjaft e trazuar këtë jave. Do jeni me tepër xheloze nga sa duhet dhe do debatoni për gjene me te vogël me partnerin. Beqaret do preferojnë aventurat me shume sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jene te mëdha dhe ne çdo moment te ditës. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe gjendja financiare nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ndryshoni sa me pare strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme për pjesën me te madhe. Shmangni edhe kafene, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t’u ndier me ne forme. Ne pune vështirësitë do jene goxha te mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget do arrini atje ku doni, ne te kundërt do vazhdoni gjate te qëndroni atje ku jeni. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave çdo gjë do jete e bukur dhe e veçante për ju qe keni një lidhje. Ndjenjat qe keni për partnerin do i shprehni gjithë kohës ashtu si do i keni ne zemër. Disa mund te mendojnë edhe për një turne te shkurtër ne fundjave. Beqaret do fillojnë te ndiejnë për një person qe kane pak kohe qe e kane njohur, por qe sa here e kane pasur pranë i ka bere te buzëqeshin. Buxheti do jete i mire, kështu qe ka ardhur koha e përshtatshme për te kryer investimet e programuara. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përveç ndonjë irritimi qe do keni tek sytë. Ne pune do iu jepen mundësi te reja qe te tregoni te gjitha aftësitë qe zotëroni. Nuk do keni aspak periudha te vështira. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni me te përkujdesur për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te ka për t’u përmirësuar akoma me tepër. Ndjenjat do i shprehni te dy me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret me mire te presin edhe pak kohës sepse yjet nuk parashikojnë ndonjë gjë interesante. Për fat te mire financat do jene gjithë kohës te stabilizuara. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore mund te luhatet ne disa momente, megjithatë shume shpejt do arrini ta rimerrni veten. Ne pune do përqendroheni tek objektivat kryesore dhe ne asnjë moment nuk do keni probleme. Gjithçka do ece sipas planeve. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Nëse doni qe partneri te mos ndihet i lënë pas dore dhe te mos shohë dike tjetër, mundohuni qe këtë jave ta bëni atë te lumtur duke i përgatitur surpriza dhe duke ja shprehur ndjenjat. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjes pasi do krijojnë një imazh shume te keq për veten e tyre përveçse nuk do e gjejnë dashurinë. Financat do fillojnë te ekuilibrohen ndjeshëm pas një periudhe goxha delikate qe keni krijuar se fundmi. Ndihma e miqve do jete gjithashtu e nevojshme. Shëndeti nuk do jete i keq. Pak kujdes duhet te bëjnë ata qe kane imunitet disi te dobët. Ne pune mos bëni gjera pa llogaritur me pare gjithçka sepse keni për t’u zhgënjyer pamase. Familja e qete.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jave e bekuar do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat kane për t’iu ecur për mrekulli me partnerin dhe nga ana tjetër diçka e madhe do ju beje te drithëroheni ne ditët e fundit te javës. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe kane për ta pare qe gjithçka do ju ece me se miri. Ditët me e me fat do jene e mërkura dhe e shtuna. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe mund t’i kryeni pa asnjë problem te gjitha investimet qe keni menduar. Shëndeti do jete me i qete pas te martës. Nuk do keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do keni personalitet, vendosmëri dhe kurajo ne çdo moment. Priten goxha arritje. Ne familje duhet te bëni edhe lëshime qe gjerat te ecin normalisht.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do bëni te pamundurën ju te dashuruarit për ta përmirësuar edhe me tepër marrëdhënien me partnerin tuaj. Do dini te ruani qetësinë dhe do toleroni here pas here. Ai qe keni ne krah mund t’iu beje edhe një premtim ose një surprize te madhe. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre dhe personat qe do iu bëjnë ftesa do i mbajnë vetëm miq. Ne te ardhmen nuk i dihet. Financat do jene te shkëlqyera, por kjo nuk do te thotë qe për këtë arsye ju te shpenzoni pa mbarim. Shëndeti do jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune përfitoni sa te mundeni nga propozimet qe do ju bëhen nëse doni te hidhni hapa para ne karriere. Familja si zakonisht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital