Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë para pak ditësh ku shprehet se lidhja e tij me moderatoren nuk po ecën më dhe është drejt fundit.
Gjatë ditëve të fundit Luizi është parë shumë i distancuar dhe i largët nga partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën nisi një histori dashurie në BBV.
Qëndrimi i ftohtë i tij i ka bërë përshtypje edhe moderatores, e cila ka vënë re qëndrimet e tij dhe shpesh herë e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim por është përballur me “indiferentizmin e tij”.
Por duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit i cili po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon.
Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.
Këngëtari deklaroi se “do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më”.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit, tha ai.
Por në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores dhe theksoi se po luan me zjarrin.
“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luiz Ejlli.
@king.cobra666 O ky s esht normal mrpsh???????? #luizejlli #meluizin #bigbrothervipalbania #luizejlliofficialfans #luizkiara #bbvipalbania #viralealbania #kiaratito ♬ original sound - SPO T’HELMOJ?????