Në javën e tretë të “Big Brother Vip Albania” u përfol se në hyrjet e reja do të ishte dhe Dj Adam Reeves, shoku i këngëtarit Butrint Imerit. Asokohe, ky lajmi ngjalli shumë polemika pasi hyrja e tij mund të ndryshonte raportin e Kiarës me Luizin që sapo ishte ndezur, mirëpo asnjë nga parashikimet nuk rezultoi e saktë sepse Reeves nuk u bë kurrë pjesë e shtëpisë.

Së fundmi në një intervistë ai u pyet mbi raportin e Kiarës me këngëtarin dhe ndër të tjera tha se e kishte parë moderatoren më mirë me Butrintin pasi për të lidhja e saj me Luizin është momentale dhe thjesht lidhje interesash, sidomos pas rihyrje së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.”-tha ai

Duke folur për Butrintin ai u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se shoqëria  etyre është forcuyar edhe nga lidhgjet familjare që kanë.Ai tha se i kërkoi këngëtarit të bëntë një shkëputje për të avancuar me brendin e tij Adam Reeves.